Mushkolaj reagon ashpër ndaj BE-së, tregon si do të vepronte ajo nëse Serbia do ta bombardonte Kosovën

Aktuale

Mushkolaj reagon ashpër ndaj BE-së, tregon si do të vepronte ajo nëse Serbia do ta bombardonte Kosovën

Nga: G.B Më: 16 prill 2022 Në ora: 10:35
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar sërish ndaj Bashkimit Evropian, i cili pas sulmeve ndaj policëve të Kosovës në veri, tha se palët duhet të përmbahen nga provokimet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka përshtypjen se njësoj do të thoshte BE-ja edhe nëse Serbia do ta bombardonte Kosovën, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kryesore e ka BE që të mos e trazojë Vuçiqin.

Postimi i plotë:

Kam përshtypjen që edhe po ta bombardonte Serbia Kosovën, Bashkimi Europian do të thoshte se palët duhet të përmbahen nga provokimet. Kryesorja mos me e trazu Vuçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat