LDK: Qeveria ende nuk e shkarkoi as suspendoi askënd për skandalin e punësimeve në KEK

Aktuale

LDK: Qeveria ende nuk e shkarkoi as suspendoi askënd për skandalin e punësimeve në KEK

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:55
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se ende nuk është anuluar konkursi në Korporaten Energjetike të Kosovës në të cilën pretendohet që ka pasur nepotizëm.

Përmes një reagimi, LDK thotë se 4500 aplikuesit ende nuk e kanë gjetur drejtësinë.

Ndërsa shtojnë se që 14 ditë, pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi.

“14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar; të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë; e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim”, thuhet në reagimin e LDK-së.

KEK përmes një komunikate për media pati reaguar se po përcjell me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.

Kurse, më 4 prill, Prokuroria njoftoi se ka iniciuar hetime për këto punësime.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal për 128 vendet e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Më 6 prill nga Lëvizja Vetëvendosje reaguan duke mohuar “përfshirjen në punësime partiake”.

Ndaj kësaj çështe ka reaguar edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas reagimit të LVV-së, asnjë zyrtar i tyre nuk e ka askënd në KEK ndërsa kanë paralajmëruar edhe padi për raportimet që janë bërë duke përmendur emrin e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat