Dugolli: Pozicioni i Serbisë është i rrezikshëm për Kosovën

Aktuale

Dugolli: Pozicioni i Serbisë është i rrezikshëm për Kosovën

Nga: M.H. Më: 17 prill 2022 Në ora: 23:51
Enver Dugolli

Lufta tashmë më shumë se një muaj në Ukrainë ka arritur të sjellë destabilizim në gjith botën.

Kriza që ka kapluar të gjitha vendet, natyrisht ka prekur edhe Kosovën.

Në lidhje me ndikimin që Kosova mund të ketë nga kjo luftë, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli.

Ai u shpreh se Kosova mund të jetë e rrezikuar nga Serbia pasi e njejta po përgatitet në vazhdimsi mirëpo ndihma e shteteve mike është prezente për vendin tonë çdo ditë e më shumë.

“Pozicioni i Serbisë karshi agresionit Rus mbi Ukrainën nuk është në vijën e njëjtë me shtetet e rajonit dhe botës demokratike perëndimore. Pra, Serbia as nuk e dënoi këtë agresion e as që ju bashkua shteteve të BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve për vendosjen e sanksioneve.

Prandaj, një pozicion i tillë i Serbisë, gjithsesi që është i rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. Shto këtu që Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës ku në preambulën e Kushtetutës së saj ende figuron Kosova si pjesë e saj”, u shpreh Dugolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat