Rrustem Mustafa: Bashkë ta rreshtojmë vendin tonë në krahë me kombet e qytetëruara europiane

Aktuale

Rrustem Mustafa: Bashkë ta rreshtojmë vendin tonë në krahë me kombet e qytetëruara europiane

Më: 18 prill 2022 Në ora: 09:18
Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa (Remi), ish deputet i PDK-së dhe ish-komandat i UÇK-së në prag të manifestimit “Ditët e Krenarisë”, ju ka bërë thirrje veteranëve të luftës të reflektojnë mbi rrugën e kaluar, e sidomos të reflektojnë mbi sjelljen e gjithsecilit veç e veç pas përfundimit të luftës.

Ai thotë se ky reflektim duhet të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakushte për normalizimin e jetës dhe të institucioneve tona që duhet t’i mundësojë vendit ecje të sigurt drejtë perspektivave të reja për shoqërinë tonë.

Postimi i tij:

Urime Dita e Dëshmorëve të Prishtinës!

Ditët e Krenarisë!

Te nderuar qyetarë të Republikës së Kosovës,

Të dashur veteranë të luftës së UÇK-së

Bashkeluftarë të mi:

Ashtu siç e kuptuam domosdonë e luftës kur ishim në robëri, në prag të manifestimit “Ditët e Krenarisë”, dua të ju thërras që secili prej nesh, në kohet që po hyjmë, të reflektojë mbi rrugën e kaluar së bashku e sidomos të reflektojë mbi sjelljen e gjithsecilit veç e veç pas përfundimit të luftës!

Ky reflektim duhet të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakushte për normalizimin e jetës dhe të institucioneve tona që duhet të na mundësojnë ecje të sigurt drejtë perspektivave të reja për shoqërinë tonë.

Bashkërisht dhe me përgjegjësi ligjore mundemi dhe do ta rreshtojmë vendin tonë në krahë me kombet e qytetëruara europiane.

Gëzuar për”Ditët e Krenarisë” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat