“Kosova ka përkrahjen e vazhdueshme të aleatëve ndërkombëtarë në raporte me Serbinë”

Aktuale

“Kosova ka përkrahjen e vazhdueshme të aleatëve ndërkombëtarë në raporte me Serbinë”

Nga: M.H. Më: 18 prill 2022 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Kosova dhe Serbia vazhdojnë të jenë në bsiedime për të krijuar një normalizim të raporteve mes vete.

Mirëpo një marrëveshje e tillë duket që është larg të ndodhë, kjo sepse kushtet që po ofrohen nga të dy shtetet nuk po pranohen mes veti.

Mirëpo ajo se çfarë po merr vëmendjen tani është lufta e krijuar në Ukrainë.

Nga kjo luftë që një mundësi që mund ta përfshijë Ballkanin tashmë është e diskutueshme

Në lidhje me këtë temë ka folur deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli.

Ai u shpreh se momentalisht Serbia është duke e mbajtur e bën të rrezikshme edhe për Kosovën, mirëpo sipas tij shteti ynë është në një vijë me shtetet ndërkombëtare dhe kjo na mbron.

Kosova është ndër vendet e para në rajon që është rreshtuar drejt dhe ka dënuar agresionin rus mbi Ukrainë, duke ju bashkangjitur nismave të shteteve perëndimore për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke shprehur gatishmëri për ndihmë në strehimin e refugjateve nga Ukraina dhe gazetarëve si dhe duke ndarë ndihmë financiare si shenjë solidariteti dhe përkrahje me popullin e Ukrainës. Pra, jemi në koordinim dhe bashkëveprim të plotë me aleatët e lirisë dhe demokracisë, BE-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të”, u shpreh Dugolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat