Freedom House: Hashim Thaҫi dhe Ramush Haradinaj kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë

Aktuale

Freedom House: Hashim Thaҫi dhe Ramush Haradinaj kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë

Nga: H.O. Më: 20 prill 2022 Në ora: 08:51
Hashim Thaҫi dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje duke komentuar raportin e Freedom House për vitin 2021, Mefail Bajqinovci, thotë se në këtë raport përmenden edhe emrat e ish liderëve të lartë politikë, Hashim Thaҫi dhe Ramush Haradinaj.

Sipas tij, në këtë raport thuhet:

“Figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish presidentin Thaçi dhe ish kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë”

Postimi i plotë:

Ndër të tjera në raportin e Freedom House 2021:

“Figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish presidentin Thaçi dhe ish kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë”

Ndërkaq, në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat