Hoti insiston në rritje të pagës minimale dhe tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Aktuale

Hoti insiston në rritje të pagës minimale dhe tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Më: 20 prill 2022 Në ora: 18:45
Avdullah Hoti

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar një grafikon të çmimeve të disa produkteve esenciale.

Në këtë grafikon krahasohen shpenzimet e këtyre produkteve në vitin mars 2021 dhe mars 2022.

Hoti ka thënë se pikërisht kjo është arsyeja pse duhet urgjentisht të zbatohen masat, të cilat LDK i ka propozuar kur filloi të shfaqët kriza. Në mesin e këtyre masave që ai i konsideron të domosdosshme është rritja e pagës minimale, tërheqja e një shume të konsiderueshme pensionale nga Trusti si dhe rritja e subvencionimeve në bujqësi.

Postimi i plotë i tij:

Kjo është arsyeja (siç shihet në tabelë) pse duhet urgjentisht të zbatohen masat, të cilat i kemi propozuar kur filloi të shfaqet kriza:
1. Të mos rritet çmimi i energjisë,
2. Të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike,
3. Të rriten subvencionet në bujqësi,
4. Të rritet paga minimale,
5. Të konsiderihet tërheqja e një shume të kursimeve pensionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat