Demhasaj: Nuk ka faj VV-ja për sektorin e energjisë, për 22 vjet nuk pati strategji

Aktuale

Demhasaj: Nuk ka faj VV-ja për sektorin e energjisë, për 22 vjet nuk pati strategji

Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:08
Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj tha se Kosova nuk ka arritur të krijojë alternativë të re të energjisë për 22 vite, prandaj ai konsideron se për problemet në sektorin e energjisë nuk ka faj Qeveria Kurti.

Demhasaj deklaroi se pas trashëgimit të dy termocentraleve, Kosova A dhe Kosova B nga Ish-Jugosllavia, që nga ajo kohë institucionet e Kosovës nuk kanë krijuar  kapacitete të reja energjetike, përveç investimit në Shalë të Bajgorës.

“Në këto 22 vite, Kosova nuk ka arritur të krijojë alternativë të re të energjisë, prandaj ne po flasim për dy termocentrale që i kemi trashëguar nga Ish-Jugosllavia, Kosova A dhe Kosova B, por megjithatë alternativë të re ose kapacitete të reja të energjisë elektrike nuk kemi krijuar, përveç Shalës së Bajgorës. Prrandaj për këtë pjesë nuk ka faj Qeveria Kurti por kanë faj të tjerët”, tha Demhasaj.

Demhasaj përmendi disa nga projektet që janë nisur por me pas kanë dështuar, ku sipas tij kjo është arsyeja që kemi mbetur me kapacitete të njëjta energjetike.

“Ne e dimë që është nisur projekti Kosova C në një kohë ku më pas ka dështuar, pastaj ka filluar projekti Kosova e Re dështoi edhe ai projekt, ne prapë se prapë në vitin 2022 jemi me kapacitete të njëjta energjetike siç i kemi trashëguar nga Jogosllavia”, u shpreh tutje analisti Demhasaj.

Njëkohësisht, ai mendon se problemi kryesor është që nuk ka pasur ndonjë strategji të qartë shtetërore nga secila qeveri që ka qenë në pushtet më herët.

“Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë dhe shtetërore për sektorin e energjisë, secila qeveri që ka ardhur janë munduar të bëjnë diçka, por kur ka ardhur qeveria tjetër e ka lënë atë që është nisur dhe është munduar të bëjë diçka tjetër, prandaj kemi mbetur që 22 vite pa një strategji të qartë shtetërore”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat