Avokati, Arbër Jashari sqaron rëndësinë e themelimit të Gjykatës Komerciale

Aktuale

Avokati, Arbër Jashari sqaron rëndësinë e themelimit të Gjykatës Komerciale

Më: 21 prill 2022 Në ora: 00:06
Arbër Jashari

Avokati, Arbër Jashari ka folur rreth themelimit të Gjykatës Komerciale për të cilën thotë se është iniciativë e kamotshme, por që nuk ka pasur mjaft vullnet politik për formimin e saj.

Jashari tha se themelimi i kësaj Gjykate do t’i ndihmojë shumë kontestet mes subjekteve afariste në vend.

“Po Gjykata Komerciale është një gjykatë që gjykon kontestet mes subjekteve ekonomike në raste të caktuara edhe mes atyre fizikë dhe juridikë. Deri më tash ka ekzistuar departamenti ekonomik në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku ka vendosur si shkallë e parë dhe ai në Apel si gjykatë e shkallës së dytë. Me ligjin e ri që do të formohet Gjykata Komerciale që do të ketë gjykimin e këtyre ku janë palë subjektet afariste për çështje që ato kanë mosmarrëveshje”, deklaroi Jashari.

Madje, ai vlerëson se kur të plotësohet të gjitha kushtet për formimin e saj, atëherë do të ketë një drejtësi më të shpejtë dhe më të mirë.

“Ndodh sepse duhet një ristrukturim komplet deri më tash ka funksionu Departamenti për Çështje Ekonomike ku i cili ka ekzistu në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës tash duhet formuar një Gjykatë e re duhen regjistra të ri staf i ri, rifunksionalizim ose ricaktim i gjyqtarëve duhet zgjedhur menaxhment i ri, rregullore të reja dhe nuk bëhet brenda ditës. Pastaj dilemat e natyrës teknike administrative duke filluar prej grumbullimeve të lëndëve orientimit në Gjykatën e re regjistrimit të tyre në regjistra të posaçëm. Kjo merr kohë”, shtoi ai.

Tutje, ai bëri të ditur se në kuadër të kësaj Gjykate do të funksionojnë dy shkallë, ku shkalla e parë do të ketë vetëm një gjyqtar dhe e dyta do t’i gjykojë lëndët me tre gjyqtarë.

Sipas tij, njëra ndër arsyet kryesore e themelimit të kësaj Gjykate ka qenë edhe për shkak të investitorëve të huaj të cilët janë ankuar se çështjet e tyre nëpër gjykata po ngecin.

“Besoj kur Gjyakta Komerciale funskionalizohet plotësisht kjo ka qenë aryseja pse është bërë sepse investitorët janë ankuar se çështjet po ngecin dhe është dëm i madh kur një biznes se bëhet fjalë për miliona euro si pasojë e proceseve të zgjatura mund të zgjat një çështje kontestimore me 3-4 vjet dhe kjo dëmton biznesin dhe gjithmonë ka pasur presion prej biznesve dhe miqve ndërkombëtarë që kjo çështje të finalizohet përmes një gjykate komerciale”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat