Shqiptari me shtetësi suedeze e denoncon në Polici politikanin danezo-suedez që e dogji Kuranin

Aktuale

Shqiptari me shtetësi suedeze e denoncon në Polici politikanin danezo-suedez që e dogji Kuranin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:02
Naim Murseli

Shqiptari me shtetësi suedeze, Naim Murseli, e ka denoncuar në Polici, politikanin “ekstrem”, që dogji librin e shenjtë islam, Kuranin.

Sipas Murselit, ky veprim i politikanit suedez ishte më shumë provokim dhe nxitje e urrejtjes.

“Djegien e librit të shenjtë të Kuranit, ai sigurisht se e bën me qëllim për të nxitur protesta e reagime që të fitojë me këtë mënyrë vëmendje. Ju i keni pa pamjet dhe si ka reaguar pastaj komuniteti mysliman. Dikush më qetë, dikush më ashpër, por reagimet kanë qenë të shumta dhe kjo pastaj më ka nxitë mua, që edhe unë si pjesë e myslimanëve këtu në Suedi, por mënyra jem e protestës ishte kjo, forma më demokratike e protestës, dmth denoncimi në Polici për këtë politikan danezo-suedez”, ka thënë Murseli.

E denoncimin në Polici thotë se e ka bërë që ta ndalë politikanin, meqenëse thotë se ai planifikon të vazhdojë edhe në qytete tjera.

“Ky thirret në lirinë e shprehjes, dhe siç e dini në Suedi është shumë e shenjtë kjo e drejtë dhe duhet të jetë, por për mendimin tim dhe të shumicës s’bëhet fjalë për liri të shprehjes, por për provokim, në këtë rast nxitje e urrejtjes. Unë këtë argument e përdora, që s’është liri e shprehjes, por më tepër se aq është provokim, urrejtje dhe mos tolerancë fetare. Pres që të ndalohet, dhe të mos vazhdojë turneu i tij, sepse ai ka qëllim të vazhdojë edhe në qytete tjera, sepse sa më shumë denoncime të ketë, Policia më s’do t’i jap leje”, ka deklaruar Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat