Pesë armë, shurdhues dhe 20 mijë fishekë kishte blerë kabineti i Hashim Thaçit/ Reagon Naim Miftari: Prokuror, a është vra dikush prej tyre?

Aktuale

Pesë armë, shurdhues dhe 20 mijë fishekë kishte blerë kabineti i Hashim Thaçit/ Reagon Naim Miftari: Prokuror, a është vra dikush prej tyre?

Nga: N. Sh. Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:52
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

U raportua në media se kabineti i ish-kryeminsitrit Hashim Thaçi, kishte blerë pesë armë dhe pastaj pesë paisje të cilat për funksion kishin ndaljen e zhurmës së armëve të zjarrit.

Këto armë, sipas raportimeve kishin kushtuar 19 mijë euro, ndërsa shurdhuesit ishin të llojit MP 7 A1.

Përveç armëve ata kishin blerë edhe 20 mijë fishekë.

Për këtë, Abelard Tahiri i cili atë kohë ishte shef i kabinetit të Thaçit ka thënë se kërkesa për tu pajisur me armë me shurdhues kishte ardhur nga njësia e sigurimit të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

“Kerkesa ka ardhur nga njësia e sigurimit për nevojat e tyre. Janë marrë nga ata, jane kthy kur e kanë përfundu mandatin edhe kaq”, u shpreh ai.

Ndërsa shton se armët me shurdhues janë përdorur vetëm nga zyrtarë të policisë dhe njësia e sigurimit të Thaçit.

“Ato janë asete të zyrës së Kryeministrit edhe janë dorëzuar. Ato (armët me shurdhues) janë përdor prej policisë dhe njësisë së sigurimit të kryeministrit prej këtyre dy parëve janë përdor”, tha Tahiri.

I njëjti mohoi se armën të cilën e ka poseduar të ketë pasur mjete përcjellëse, shurdhues.

“Jo, jo, ska pasë”, përfundoi Tahiri.

Por, a lejohen shurdhuesit sipas ligjit të përdoren në Kosovë?

Por çka iu deshën këto armë sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçit?

Kështu pyet përmes një postimi në facebook, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai tutje pyet se a është vrarë dikush nga ato armë dhe shurdhues?

“Çka iu kanë dashur sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçit, tani i burgosur në Hagë, pesë shurdhues për revole? Prokuror a është vrarë dikush nga ato shurdhues nga komandosat e Xhems Bondat e PDK-së?”, shkruan Naim Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat