Kompania e lidhur me ambasadorin Berishaj fitoi 4.2 mln euro në Kosovë

Aktuale

Kompania e lidhur me ambasadorin Berishaj fitoi 4.2 mln euro në Kosovë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:33
Martin Berishaj

Raportohet se kompania GEN me zyret e saj në Beograd, me të cilën u përfshi edhe emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po del se ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, në periudhën kur vendi ynë po përballej me kolaps energjetik.

KEK-u, sipas raporteve të shkëmbimit të energjisë elektrike, pra raporte të sigururara nga Gazeta ka blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milionë euro vetëm në muajin dhjetor të vitit 2021 dhe janar 2022, kurse ka shitur energji elektrike tek kjo kompani rreth 105 mijë euro.

Kompania GEN, kompani për të cilën është raportuar se ambasadori Martin Berisha është këshilltar i tyre, në fakt sipas dokumenteve në vazhdimësi ka bërë tregtim të energjisë me KEK-un.

Siç raporohet tutje në muajt kur Kosova ishte në kolaps energjetik, KEK-u del se i ka shitur energji elektrike kësaj kompanie, por me çmimin dyfish me të vogël nga çmimi sa kishte paguar për blerje.

Ky shkëmbim tregtar është bërë me paratë e buxhetit të shtetit, para këto të cilat kryeministri Albin Kurti, i kishte ndarë për blerje të energjisë elektrike për ta tejkaluar krizën qe kishte kapluar Kosovën.

KEK-u vetëm në këtë periudhë, për dy muaj kishte blerë energji elektrike nga kjo kompani e më pas kishte autorizuar kompaninë KEDS / KESCO. Por shitjen e energjisë me çmime aspak të volitshme e ka vazhduar edhe pas kësaj periudhe,

KEK-u në janar të vitit 2022, i ka shitur energji elektrike kompanisë GEN me çmime prej vetëm 105 euro për megavat, në të njëjtën përudhë ka blerë energji elektrike nga kompania me seli në Beograd me një çmim prej 255 euro për një megavat, pra shet 105 euro një megavat dhe blen 255 euro një të tillë nga një kompani me zyre në Beograd.

Në dokumentet qe ka siguruar Infokusi, blerja e energjisë është bërë nga dy kompani të GEN të cilat e kanë njëra zyrën në Beograd e tjetra në Shkup. Por sasia me e madhe e energjisë elektrike është blerë nga Beogradi.

Kompania GEN me zyre në Beograd, në janar të këtij viti kishte importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 2.3 milionë euro. Kurse në dhjetor 2021 ka importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 1.9 milionë euro.

Pra kur i mbledhim në total, del se importi i KEK-ut nga të gjitha kompanitë për dhjetor 2021 dhe janar 2022 kalon shifrën prej mbi 15.1 milionë euro.

Pas publikimit të skandalit nga mediumi slloven, në Kosovë ka pasur reagime të shumta. Mirëpo, krerët shtetërorë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë mbrojtur ambasadorin Berishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat