“Nuk duhet të anashkalohen kërcënimet e Rusisë”/ Vjen paralajmërimi: Këto janë shtetet më të rrezikuara!

Aktuale

“Nuk duhet të anashkalohen kërcënimet e Rusisë”/ Vjen paralajmërimi: Këto janë shtetet më të rrezikuara!

Nga: A.M. Më: 22 prill 2022 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Lufta në Ukrainë ka nxitur reagime dhe shqetësime të shumta në gjithë Evropën.

Krimet dhe masakrat që po i kryejnë ushtarët e Putinit po alarmojnë të gjitëh botën, ku po përflitet edhe për një përhapje të mundshëm të luftës edhe në shtetet tjera.

Kryeshefja e “Global Analytics”, Rumena Filipova për “Bota sot” tha se nuk mund të përjashtohet mundësia për mundësinë e destabilizimit të situatës së edhe në vende të tjera, përfshirë në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, ajo kërkoi që të vëzhgohen me kujdes veprimet e Moskës.

“Pas pushtimit të Ukrainës, asnjë skenar i agresionit rus nuk duhet të anashkalohet më. Kremlini mund të vazhdojë të përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor përmes ndikimit të tij në Serbi dhe Republikën Serbe, në veçanti. Veprimet e Moskës në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transnistria duhet gjithashtu të vëzhgohen. Dhe së fundmi shteti separatist i Osetisë Jugore i pushtuar nga Rusia njoftoi planet e tij për të organizuar një referendum për t'u bërë pjesë e Federatës Ruse”, deklaroi ajo.

Megjithatë, Filipova beson se shteti rus edhe mund të falimentojë shkaku i sanksioneve të shumta që ia kanë vendosur perëndimi.

“Sanksionet e rënda ndaj Rusisë ka të ngjarë të kenë pasoja serioze për ekonominë ruse. Mbetet për t'u parë nëse varfërimi i popullsisë ruse do të çojë në një qëndrim më kritik ndaj autoriteteve të Kremlinit”, theksoi Rumena Filipova për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat