​Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për lëkundjet e tërmetit

Aktuale

​Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për lëkundjet e tërmetit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, Bosna dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter, i cili është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.

Në raportin e shpërndarë nga Ministria e Ekonomisë, më datë 22.04.2022 në ora 23 : 07 sipas kohës lokale, Bosna dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit. 

“Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat: Latituda 43.05 N. Longitude 18.21 E.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km”,
thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat