Ish-ambasadori flet për liberalizimin e vizave: Është një vonesë e paarsyeshme

Aktuale

Ish-ambasadori flet për liberalizimin e vizave: Është një vonesë e paarsyeshme

Më: 25 prill 2022 Në ora: 18:20
Foto nga takimi

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi tha vonesa e liberalizimit të vizave për Kosovën, është e paarsyeshme.

I ftuar në “Info Magazinë”, ai u shpreh se liberalizimi duhet të ndodh sa më shpejtë.

“Është një vonesë e paarsyeshme e liberalizimit të vizave për Kosovën, unë sa kam punuar sa kam qenë ambasador me zyrtarë francez dhe mund të them që argumentet që ata i kanë dhënë pse shtyhet liberalizimi nuk kanë qenë fort bindëse. Do të thotë  është fjala për një qarkullim të lirë të mjekëve, të profesorëve, të studentëve, të afaristëve, kjo është krejtësisht e paarsyeshme” , tha ai.

Kullashi foli edhe për zgjedhjet në Francë, ku tha se me humbjen e kandidates Le Pen, ishte shpëtim nga një rrezik historik për Francën.

“U tha mbrëmë po kështu në Paris, pas zgjedhjeve që së pari Franca shpëtoi prej rrezikut që e djathta ekstreme të vijë në pushtet, është fjala vërtetë për dy programe shumë të ndryshme politike.U tha se është një rrezik historik i Francës po të bindte në duart e të djathtës ekstreme”, u shpreh ai.

Ish-ambasadori tha se programi i Le Pen do ta ndryshonte fizioniminë politike të Francës.

“Programi që ajo e ka, parasheh ndryshime të kushetutës dhe ligjeve fundamentale të Francës, pikërisht pikat të cilat e përbëjnë një identiteti politik të këtij vendi në histori, prej deklaratës së të drejtave të njeriut dhe më vonë. Këto ndryshime do ta ndryshonin thëllësisht fizioniminë politike të Francës”, tha Kullashi.

Ai tha se rizgjedhja e Macronit në krye të Francës, është një mundësi e mirë për Kosovën, që të përshpejtojë hapat drejt BE-së.

“Së pari është e rëndësishme që Kosova do të mund të mbështetet te Franca, e kemi pasur atë mbështetje prej momenteve më dramatike të historisë sonë. Me eliminimin e këtij rreziku, Kosova do të mund të merret me rrugëtimin kah bashkësia evropiane, aq më tepër që kjo çështja e integrimit në institucionet evropiane theksohet pikërisht për shkak të asaj që po ndodh qe tre muaj në Evropë, do të thotë lufta në Ukrainë”, tha ai.

Tutje, Kullashi tha se kjo është një situatë shumë e volitshme dhe duhet të shfrytëzohet nga Kosova.

“Gjasat, mundësitë për një integrim më të përshpejtuar për Kosovën dhe vendet e tjera janë reale, kjo është një shansë historike që duhet të shfrytëzohet mirë, pikërisht se janë krijuar disa kushte që e kapërcejnë Kosovën ose Ballkanin, është një situatë e volitshme që të shftytëzohen këto epërsi”, u shpreh ish-ambasadori Kullashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat