“Serbia po bëhet më agresive”, reagon Mefail Bajqinovci për sulmin e Policisë së Kosovës në veri

Aktuale

“Serbia po bëhet më agresive”, reagon Mefail Bajqinovci për sulmin e Policisë së Kosovës në veri

Nga: N. Sh. Më: 26 prill 2022 Në ora: 10:24
Policia e Kosovës

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi Policia e Kosovës është sulmuar në veri.

Ai thotë se Serbia po bëhet vazhdimisht më agresive dhe duan që me çdo kusht ta destabilizojnë Kosovën, përmes sulmee me armë zjarri.

Ai shkruan se ky ësht ëuslmi i dytë brenda dy jave dhe se duhet të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Një sulm i ri nga strukturat kriminale të dirigjuara nga Serbia me mënyrën e vjetër që po e praktikojnë disa herë brenda dy javësh.

Saktësisht siç e pata parashikuar: Serbia po bëhet vazhdimisht më agresive, po duan me çdo kusht t’a destabilizojnë Kosovën përmes sulmeve me armë zjarri ndaj institucioneve të sigurisë si dhe përmes dezinformatave.

Sulmi i dytë brenda dy jave me armë zjarri në drejtim të Policisë gjatë ndrrimit të turneve duhet të dënohet nga të gjithë, poashtu bashkësia ndërkombëtare duhet reaguar dhe të dënojë këtë akt kriminal me elemente terroriste.

Shtrirja e autoritetit në veri të shtetit tonë nga policia po e pengon serbinë dhe po bëhet e padurueshme për strukturat kriminale të serbisë që operojnë në veri.

Serbia po e konfirmon se e ka zgjedhur anën e Rusisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat