Motra e Besnik Bislimit punësohet në spital publik, deklarohet ShSKUK-ja

Aktuale

Motra e Besnik Bislimit punësohet në spital publik, deklarohet ShSKUK-ja

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:50
Besnik Bislimi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK) ka thënë se procedura e rekrutimit për dy specialistë të neonatologjisë, përmes së cilës u punësua Valbona Bislimi, motra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, është bazuar në ligj.

Motra e numrit dy të qeverisë është punësuar si punonjëse e rregullt në Klinikën e Neonatologjisë në ShSKUK. 

Ajo është specializante e neonatologjisë.

ShSKUK-ja, në një përgjigje me shkrim nuk e mohoi punësimin e Valbona Bislimit në pozitën e specialistes së neonatologjisë.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar deklaroi se për dy pozitat e lira të punës në Klinikën e Neonatologjisë është zhvilluar procedurë e bazuar në legjislacionin në fuqi.

“Pas hapjes së Spitalit të ri Kirurgjik- Pediatrik, Klinika e Neonatologjisë, ka bërë kërkesë zyrtare për pranimin e specialistëve të neonatologjisë. Konkursi është publikuar dhe proceduar bazuar në legjislacionin në fuqi dhe janë udhëhequr të gjitha procedurat ligjore!”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës më 8 shkurt të 2022-ës kishte hapur konkurs për dy mjekë specialist të neonatologjisë, dy mjekë specialistë të gastroenterolog, 1 mjek specialist pulmologë dhe 5 mjekë speacilist internistë.

Në faqen zyrtare të ShKUK-së ende nuk janë publikuar rezultatet e konkursit.

Portali raportoi se për shkak të afateve ligjore dhe periudhës së ankimimit, Valbona Bislimi nuk e ka nënshkruar ende kontratën e punës, por është pranuar në punë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat