Murati jep detaje nga marrëveshja për ndarjen e mbi 34 mijë pakove ushqimore

Aktuale

Murati jep detaje nga marrëveshja për ndarjen e mbi 34 mijë pakove ushqimore

Më: 29 prill 2022 Në ora: 17:40
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur të premten se është nënshkruar marrëveshja financiare me 39 organizata të cilat të cilat ofrojnë shërbime humanitare, përmes pakove ushqimore.

Vlera e kësaj marrëveshje është 1.7 milionë euro për familjet në nevojë.

Murati ka bërë të ditur se pakot ushqimore mbi 34 mijë do të shpërndahen në tërë territorin e Kosovës.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjet financiare me organizata jo-qeveritare të cilat ofrojnë shërbime humanitare, përmes pakove ushqimore. 1.7 milionë euro mbështetje, 39 organizata përfituese, 34,152 pako ushqimore për familjet në nevojë”.

Këto janë organizatat që do të shpërndajnë ushqimet në komuna.

Qytetarët që kanë nevojë duhet të drejtohen në organizatat jo-qeveritare në komunat përkatëse.

Në kuadër të mbështetjes së qytetarëve Qeveria ka ndarë për muajin prill 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik, po ashtu janë dyfishuar vlera për të gjithë përfituesit e skemave sociale.

Qeveria do të ndajë nga 100 euro edhe për punëtorët e sektorit privat dhe të gjithë studentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat