Bordi i ndërmarrjes Pastrimi ua zvogëlon pagat punëtorëve, kryeshefi e nënshkruan vendimin

Aktuale

Bordi i ndërmarrjes Pastrimi ua zvogëlon pagat punëtorëve, kryeshefi e nënshkruan vendimin

Më: 29 prill 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Pagat e këtij muaji, punëtorët e ndërmarrjes Pastrimi do t’i marrin më të vogla, kjo pasi Bordi i kësaj ndërmarrje ka marrë vendim që ato të ulen. Zvogëlimi i pagave ka ndodhur pak para fetës së Bajramit.

Punëtorët e ndërmarrjes Pastrimi tash e tutje do të marrin paga më të vogla.

Vendimin për uljen e pagave të tyre e ka marrë Bordi i Ndërmarrjes, derisa vendimi është nënshkruar edhe nga vet kryeshefi.

Ky vendim që është marrë vetëm tri ditë më parë, ka hyrë në fuqi menjëherë dhe që pagat e punëtorëve janë ulur në këtë muaj.

Shkak i këtij vendimi, punëtorët e ndërmarrjes do t’i marrin pagat më të vogla edhe për festën e Bajramit.

Ky vendim është marrë një javë para se punëtorët t’i marrin pagat e tyre.

“ Bordi i Drejtorive të në mbledhje e mbajtur më datën 09.03.022 ka shqyrtuar çështjen e zbritjes së pagave për të punësuarit, dhe pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ecurisë së procesit të punës në Ndërmarrje, objektivave si dhe duke e shqyrtuar gjendjen financiare në kompani, prandaj është vendosur si në dispozitën e këtij vendimi”, thuhet në këtë dokument.

Siç ka bërë me dije Ndërmarrja, për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Shërbimi i Financave dhe Administratës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat