Molliqaj: Sindikatat sot gjenden në trysninë e pushtetit autoritar

Aktuale

Molliqaj: Sindikatat sot gjenden në trysninë e pushtetit autoritar

Më: 1 maj 2022 Në ora: 16:28
Molliqaj: Sindikatat sot gjenden në trysninë e pushtetit autoritar

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një shkrim me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve, ka thënë se sindikatat sot gjenden në trysninë e pushtetit autoritar të Albin Kurtit.

“Ato janë përjashtuar arbitrarisht nga dialogu social. Punëtorët dhe sindikatat duhet ta ruajnë autonominë e tyre me çdo kusht, ndërkohë që s’duhen as komplekse për asocime e aleanca. Ky presion kërkon bashkim dhe rezistencë”, ka shkruar Molliqaj, në Facebookun e tij.

“Fitoret e punëtorëve sigurisht se ndërlidhin politikën. Por, asgjë më keq s’ka sesa humbja e autonomisë sindikale, shkrirja në parti. Në këto kohë na duhet qëndresë dhe organizim”, ka theksuar ai.

POSTIMI I PLOTË:

1 Maji është dita e punëtorëve që mundësuan funksionet bazike të jetës kur të gjithë u strukëm nga virusi. Janë dy vjet që rreziku i tyre ishte ushqim dhe shëndet për ne. Qeveritë ndërkohë, ndajnë nga 100 euro, ose edhe më keq: iu japin pronarëve në emër të tyre;

Është ditë e grave që punojnë dy herë, për t’u paguar më pak se paga e burrit. Ato mbajnë mbi shpatulla patriarkalizmin që u vjen si punë shtëpie në emër të përkujdesit nga dashuria. Ato mbajnë mbi supe edhe shfrytëzimin e objektivizimin nga marrëdhëniet kapitaliste.

1 Maji është i punëtorëve të ndërtimit që sakatohen në punë, por s’kanë garancë shëndetësore as sigurim në rast lëndimi;

1 Maji është i shitësit në qendra tregtare që preket direkt nga puna prekariat, pra mungesa dhe moszbatimi i kontratës;

1 Maji është ditë e rezistencës. Ai na mëson se fitoret historike si pushimi e dita 8 orëshe e punës janë paraprirë nga greva, arrestime e vrasje. Është rezistenca, dhe jo gjeneroziteti i pronarëve garancë për një botë pa pranga.

1 Majin duhet ta nxjerrim nga ndryshku dhe reliktet e real-socializmit. Atëherë festohej sepse Partia pretendonte fundin e kontradiktave. Në fakt, asgjë s’ishte kryer veç Partisë që ishte në krye.

Sindikatat sot gjenden në trysninë e pushtetit autoritar. Ato janë përjashtuar arbitrarisht nga dialogu social. Punëtorët dhe sindikatat duhet ta ruajnë autonominë e tyre me çdo kusht, ndërkohë që s’duhen as komplekse për asocime e aleanca. Ky presion kërkon bashkim dhe rezistencë. Fitoret e punëtorëve sigurisht se ndërlidhin politikën. Por, asgjë më keq s’ka sesa humbja e autonomisë sindikale, shkrirja në parti. Në këto kohë na duhet qëndresë dhe organizim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat