Rama: Muaji i shenjtë i Ramazanit na mësoi se durimi e shpresa janë ndër virtytet më të larta të njerëzimit

Aktuale

Rama: Muaji i shenjtë i Ramazanit na mësoi se durimi e shpresa janë ndër virtytet më të larta të njerëzimit

Më: 2 maj 2022 Në ora: 10:17
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar për festën e Fitër Bajramit.

Ai tha se muaji i shenjtë i Ramazanit na mësoi se solidariteti, durimi, besimi dhe shpresa janë ndër virtytet më të larta të njerëzimit.

“Le të jetë ky mesazhi që na shoqëron çdo ditë, dukë na dhënë forcë të jemi më të dashur e më të sinqertë me njëri-tjetrin.

Me dëshirën që Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin, ju uroj të gjithë juve besimtarëve Fitër Bajramin”, ka shkruar Rama në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat