Takimi Kurti – Vuçiq, kjo është vila që Gjermania e zgjodhi për ta

Aktuale

Takimi Kurti – Vuçiq, kjo është vila që Gjermania e zgjodhi për ta

Më: 4 maj 2022 Në ora: 22:11
Borsig-Vila

Faqja e Kancelarit të Gjermanisë ka njoftuar se takimi mes emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq po zhvillohet në vilën Borsig në Berlin.

Sipas njoftimit thuhet se ky takim po bëhet për qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të dialogut.

“Për të avancuar më tej dialogun, kancelarja ftoi në Berlin edhe të dërguarin special të BE- së Miroslav Lajçak. Në mbrëmje ai takoi Vuçiqin dhe Kurtin në vilën Borsig, konak i Ministrisë së Jashtme. Qëllimi i dialogut të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, e cila hap perspektivat e BE-së për të dy vendet dhe kontribuon në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e tyre.

Borsig-Vila është një ish-shtëpi fshati e familjes sipërmarrëse të Berlinit, Borsig . Ndodhet në gadishullin Reiherwerder prej 12,37 hektarësh në anën veri-perëndimore të liqenit Tegel, i cili është pjesë e rrethit Reinickendorf të Berlinit . 

Kjo vilë i përket Ministrisë së Jashtme , në të cilën janë trajnuar të gjithë anëtarët e shërbimit të jashtëm të mesëm dhe të lartë që nga fillimi i vitit 2006. 

Vila shërben si bujtinë për Ministrinë e Jashtme Gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat