Pamje/ Abelard Tahiri e Salih Zyba kapen për kuti të votimit - gati sa nuk rrihen mes vete

Aktuale

Pamje/ Abelard Tahiri e Salih Zyba kapen për kuti të votimit - gati sa nuk rrihen mes vete

Më: 5 maj 2022 Në ora: 14:07
Pamje nga Kuvendi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hedhur kutinë e votimit që u vendos para foltores në Kuvendin e Kosovës, të cilën deputeti i LVV-së, Salih Zyba u mundua t’ia hiqte nga duart.

Deputeti i LVV-së, Salih Zyba ndërhyu, gjë që solli një përplasje verbale mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Kutia u soll aty si përgatitje për të votuar pë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues.

Para pauzës, opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.

Ata bënë zhurmë duke goditur me shishe tavolinat e Kuvendit dhe foltoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat