Ramush Haradinaj kujton 25-vjetorin e rënies së vëllait të tij

Aktuale

Ramush Haradinaj kujton 25-vjetorin e rënies së vëllait të tij

Më: 6 maj 2022 Në ora: 08:33
Ramush Haradinaj dhe Luan Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar rënien e vëllait dhe ish-bashkëluftëtarit të tij, Luan Haradinajt 25 vjet më parë.

Haradinaj tha se në 1997-tën kur ra Luani, qëndruan të fortë, e njëjtë po vazhdojnë edhe sot.

“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij”, shkroi Haradinaj.

Luan Haradinaj u vra më 6 maj të vitit 19997, ku së bashku me vëllanë e tij Ramushin, me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Ilaz Kodrën e bashkëluftëtarë të tjerë ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin afër fshatit Vlahne të Hasit.

Në atë ditë, Luani bie i pari, ku kishin nisur luftimet me forcat okupatore serbe, e pas përpjekjeve, siç pati thënë vetë Ramush Haradinaj, kishte arritur që t’i afrohet trupit të vëllait, ku pasi e sheh me plagë në kokë e fytyrë, konstaton se Luani kishte rënë heroikisht.

Nën breshërinë e pandalshme të granatave dhe të plumbave të armikut, Ramush Haradinaj arrin ta tërheq trupin e pajetë të vëllait.

Pas katër orë rrugëtimi, me rastin e tërheqjes, Ramushi e bartë mbi supe trupin e Luan Haradinajt dhe shkojnë ne fshatin Vlahne, ku edhe e varrosin trupin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat