Përkujtohet Artim Jashari në 24 vjetorin e vrasjes së tij

Aktuale

Përkujtohet Artim Jashari në 24 vjetorin e vrasjes së tij

Më: 6 maj 2022 Në ora: 10:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot shënohet 24 vjetori i vrasjes së heroit Artim Jashari, i cili u vra me 6 maj të vitit 1998, pasi sulmoi një patrullë të policisë serbe në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicë.

Në këtë aksion u vranë tre policë serb.

Kastrioti, vëllai i dëshmorit Artim Jashari, kishte rrëfyer se ai ka qenë shumë aktiv rreth çështjes kombëtare edhe para luftës.

Sipas tij, Artimi është shquar sidomos gjatë protestave të studentëve në vitin 1997, derisa kishte treguar se kur një nga njoftimet për protestën e njohur të 1 tetorit që po shpërndante ai, e kishte vendosur jashtë dritareve të një lokali në veri të qytetit, edhe pse kishte vërejtur se brenda kishte të ulur policë serbë.

Ai ishte arrestuar dhe ishte keqtrajtuar rëndë në stacionin e policisë.

Artimi që ishte student i anglishtes dhe i Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik, pas betejës në Prekaz më 5 mars 1998, me ç’rast kishte rënë komandanti legjendar Adem Jashari dhe shumë kushërinj e luftëtarë të tjerë, ishte mllefosur tej mase.

Vëllai i tij Kastrioti, kishte rrëfyer për Kosova Press se pikërisht në natën që e kishte ndërmarrë aksionin, më 6 maj 1998, nëna ia kishte rregulluar mbajtësen e automatikut, meqë ai ishte ankuar se po ia vriste krahun.

Sipas tij, ai më pas ishte zhdukur natën, ndërsa më vonë ishin dëgjuar të shtënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat