Anulimi i konkursit në KEK, kështu reagon Hykmete Bajrami

Aktuale

Anulimi i konkursit në KEK, kështu reagon Hykmete Bajrami

Nga: N. Sh. Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:47
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas anulimit të konkursit në KEK.

Ajo ka thënë se anulimi i konkursit në KEK përmes të cilit ishin punësuar rreth 100 persona në baza politike e familjare, është rezultatet e formimit të komisionit hetimor për energjinë.

Bajrami ka shkruar në Facebook se ky është vetëm hapi i parë, duke paralajmëruar se do të ketë edhe parregullsi tjera në sektorin energjetik.

“Rezultatet e formimit të komisionit hetimor për energjinë:
1. KEK anulon konkursin përmes të cilit ishin punësuar rreth 100 persona në baza politike e familjare,
2.
3. “,
ka shkruar Bajrami. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat