Kurti dhe Haradinaj në Amerikë, analisti ka një mesazh për të dy: Mos u përlani…!

Aktuale

Kurti dhe Haradinaj në Amerikë, analisti ka një mesazh për të dy: Mos u përlani…!

Nga: A.M Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:27
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj - Foto ilustrim "Bota sot"

Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të zhvillojnë vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E për këtë gjë, ka reaguar analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai shpreson që Kurti e Haradinaj të mos përplasen edhe në Amerikë, pasi nuk do të ishte mirë për imazhin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ishalla nuk përlahen edhe në Amerikë!

Kryeministrin aktual Albin Kurti dhe ish-kryeministrin Ramush Harajdinaj i paska zënë taksirati qe këto ditë në të njëjtën kohë të gjenden për vizita te ndryshme në Amerikë.

Dasht zoti që edhe ne Amerikë mos te ngatërrohen, mos të përlahen mes veti sikur këtu në Kosovë sepse bëhemi ‘përralla’ e zotit, krejt bota qesh me ne.

Ramushi Kurtiti: Jeni një mashturs ordinar,

Kurti Ramushit: Keni blerë tokë për 3,52 cent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat