Vëllai i Donjeta Pajazitajt dyshon që prokurorët e gjyqtarët u kërcënuan nga pleqnarët e fshatit

Aktuale

Vëllai i Donjeta Pajazitajt dyshon që prokurorët e gjyqtarët u kërcënuan nga pleqnarët e fshatit

Më: 7 maj 2022 Në ora: 21:35
Donjeta Pajazitaj

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjetës, tha se prokurorët e gjyqtarët në rastin e vrasjes së motrës së tij mund të jenë të kërcënuar nga pleqnarët e fshatit për të mos e zbardhur vrasjen, apo edhe të jenë korruptuar që fajtori të mos vihet para drejtësisë.

Ai tha se tashmë e kanë humbur besimin tek drejtësia në zbardhjen e vrasjes së motrës së tij, andaj për këtë arsye nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore.

“Ose munen me kanë të kërcënum nga ana e drejtësisë ose të korruptum, sepse pse për shembull m’u zhagit kaq shumë një rast. Diçka tjetër neve si familje që na shtyn për shembull me besu se o ka zhagitet ky rast ose diçka munen me kanë se munen me pas ndërhyrje nga ana e pleqnisë së fshatit, se këtu në fshat te na është për shembull nëse zbulohet një poshtërsi ose një diçka që ndodh mes veti qysh e thonë i del kishe zani i zi fshatit ose diçka, munen me pas edhe ndërhyrje nga pleqnarët e fshatit për moszbulimin e këtij rasti”, tha Pajazitaj në emisionin “Betimi për Drejtësi”

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin e emisionit “Betimi për Drejtësi” me titull “Drejtësia e paarritshme për viktimat e vrasjeve”,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat