Ky është qytetari hero që shpëtoi fëmijën i cili kishte rënë në Lumbardhin e Pejës

Aktuale

Ky është qytetari hero që shpëtoi fëmijën i cili kishte rënë në Lumbardhin e Pejës

Më: 10 maj 2022 Në ora: 12:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë rreth orës 19:45 një fëmijë ka rënë në Lumbardhin e Pejës, por i njëjti fatmirësisht ishte shpëtuar nga një qytetarë.

Qytetari i cili bëri këtë gjest human, ishte Visar Berisha nga Peja.

Fotografitë e tij u shpërndanë në rrjetet sociale duke e quajtur hero të ditës.

Berisha me të parë se fëmija ra në rrjedhën e Lumbardhit, u hodh për të shpëtuar jetën e tij.

Policia ka thënë se me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat