Gërvalla flet nga Izraeli, thotë se lidhja e palestinezëve me Serbinë është e pakuptimtë

Aktuale

Gërvalla flet nga Izraeli, thotë se lidhja e palestinezëve me Serbinë është e pakuptimtë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 12:52
Donika Gërvalla

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka folur rreth marrëdhënieve Kosovë-Palestinë teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Izrael.

Kryediplomatja tha se Kosova ka një qëndrim miqësor karshi tyre dhe se vetë ka provuar ta thyejë akullin në krijimin e marrëdhënieve miqësore, por se ata kanë qëndrim miqësor me Serbinë.

Nuk kemi marrëdhënie dhe nuk kemi marrëveshje me Palestinën. Unë kam pasur një takim me ministrin e tyre të Jashtëm në kuadër të një konference multilaterale dhe në kuadër të këtij takimi jam përpjekur që të thyej pak akullin duke vënë në pah qëndrimin e Kosovës ndaj Palestinës”, ka thënë ajo.

“Qëndrimi ynë është shumë miqësor dhe një qëndrim përkrahës dhe këtë qëndrim qytetarët e Kosovës e kanë shprehur shpesh dhe për të cilin Palestina është e ndërgjegjshme. Por, në të njëjtën kohë kam vënë në pah vështirësitë që kemi me përfaqësuesit dhe ambasadorin palestinez në Beograd, të cilët nganjëherë nuk zgjedhin mjetet dhe nuk zgjedhin gjuhën në raport me Kosovën dhe duke lëvizur drejt marrëdhënieve më të mira me Palestinën, besoj që duhet të ekzistojë interesimi i dyanshëm për të ndryshuar këtë gjendje”.

“Ka një lidhje të hershme, për mua të pakuptueshme mes Palestinës dhe Serbisë e cila rrjedh nga mekanizmat e të paintegruarve dhe si e tillë është krijuar e ka mbetur që nga koha e Titos dhe kjo lloj nostalgjie dhe marrëdhëniet e mira kur vet Serbia e ka shkatërruar ish-Jugosllavinë për mua është e pakuptimtë”, tha Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat