Pas darkës me Vuçiqin dhe Kurtin, Lajçaku informon për dialogun kryediplomatin turk

Aktuale

Pas darkës me Vuçiqin dhe Kurtin, Lajçaku informon për dialogun kryediplomatin turk

Më: 10 maj 2022 Në ora: 14:18
Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Në një postim në Twitter Lajçak ka shkruar se me ministrin e jashtëm turk ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor e në veçanti dialogun Kosovë – Serbi.

“Faleminderit Mevlüt Çavuşoğlu për mikpritjen, mbështetjen për punën time dhe diskutimin tonë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, në veçanti Dialogun”, shkruan ai në Twitter.

Ky takim me ministrin e jashtëm turk vjen pas darkës që Lajçak ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat