Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime

Aktuale

Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime

Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:06
Foto nga vendi i ngjarjes

30-vjeçari që mbeti i vrarë në Kaçanik jetonte jashtë vendit, derisa të premten kishte ardhur për pushime në Kosovë.

H. Berisha ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”, përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Media nga vendi i ngjarjes njofton se viktima është 30-vjeçar derisa i plagosuri është vëllai i viktimës.

Dëshmitarë të rastit prapa kamerave kanë deklaruar për RTV Dukagjinin, se në momentin e atentatit viktima ka qenë në veturën e tij derisa është qëlluar me automatikë nga tre persona.

Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur.

Gazetari po ashtu raporton se në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.

Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen, derisa të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat