Ish diplomati serb: Pritet vërtetimi i shtetësisë së Kosovës pa ndryshim të kufijve

Aktuale

Ish diplomati serb: Pritet vërtetimi i shtetësisë së Kosovës pa ndryshim të kufijve

Nga: F.B. Më: 11 maj 2022 Në ora: 13:00
Zoran Milivojeviç

Ish-diplomati serb Zoran Milivojeviç ka deklaruar se “Ofensiva diplomatike e Berlinit e vendos rajonin e Ballkanit në fokus, ndërkohë që me gjermanët nuk ka dilema, ata janë të qartë dhe direkt në atë mendojnë të bëjnë”, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë ai e bëri pas vizitës së të dërguarit gjerman Saracin në Beograd, duke shtuar se vizita e tij përbën strategji të Berlinit që vendos Ballkanin në maje të interesave gjermane, shkruan “Novosti”.

"Me gjermanët nuk ka dilema, ata janë shumë të qartë edhe direkt dhe çdo gjë që thonë dhe mendojnë e bëjnë” tha ai, duke komentuar vizitën e Saracin dhe takimin e Sholc me Vuçiq e Kurtin.

“Kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjës së Kosovës, pritet gjetja e zgjidhjes në bazë të njohjes së ndërsjellë, përkatësisht vërtetimit të shtetësisë së Kosovës pa ndryshim të kufijve”, tha ai

Milivojeviç shtoi se gjermanët kërkojnë nga Serbia që të deklarohen qartë kur flitet për bashkëpunimin me Rusinë.

"Nga ana tjetër Gjermania angazhohet për politikën e zgjerimit të BE-së, por kjo nuk varet nga ata por nga Franca dhe presidenti Makron, që para disa dite hapur kërkoi reformim të BE në raport me anëtarët e rinj” tha ai.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat