Skënder Hyseni i reagon Albin Kurtit për njohjen reciproke me Serbinë

Aktuale

Skënder Hyseni i reagon Albin Kurtit për njohjen reciproke me Serbinë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:37
Skënder Hyseni

Ish-koordinatori shtetëror në dialog me Serbinë, Skënder Hyseni ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “njohja reciproke mes dy vendeve është në qendër të dialogut”.

Sipas tij, kjo deklaratë e Kurtit është një “lojë fjalësh për fëmijë, sepse ai mendon se po u drejtohet fëmijëve me atë deklaratë”.

Nuk po du me humb shumë kohë me interpretu autologjinë e Kurtit është lojë fjalësh për fëmijë sepse ai mendon se po u drejtohet fëmijëve vazhdon të mendojë se ka të bëjë me fëmijë e ka përkthyer dobët formulimin e letrës së Blinken, dialogu i përqendruar në njohje nuk mund ta vendosë njohjen as në fillim as në fund është pjesë e pakos ose ska pako. Patjetër që një marrëveshje do të thotë se Kosova e Serbia e njohin shtete dhe pastaj renditen çështjet që kanë qenë temë e diskutimeve, dhe i kam quajtuar elemente të marrëveshjes”, shtoi ai.

Hyseni ka folur edhe për deklaratat e tij nga Amerika se përgjatë 20 viteve në Kosovë ka pasur vetëm krim dhe korrupsion – për të cilat thotë se “Kurtin nuk e merr seriozisht askush në Amerikë”.

“Kurti është shumë i vonshëm në njoftimin e kujdo qoftë në Amerikë dhe ju sigurojë që nuk e merr seriozisht bash askush sepse në të njëjtën ditë kur ne festonim 14 vjet të shtetit nga disa liderë të Kosovës dëgjohej fjala korrupsion dhe krim. Ambasadori amerikan thotë se për 14 vjet ka bërë mrekulli dhe ia thashë në shaka që mrekulli ndoshta është tepërt, por gati qaty”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat