Çollaku: Jemi duke përgatitur një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë

Aktuale

Çollaku: Jemi duke përgatitur një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 20:42
Kreshnik Çollaku

Lidhur me votimin kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Bosnje sot në Kuvendin e Shqipërisë, Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, tha se kjo ngjarje tregon një polarizim të papjekur dhe thellësisht të dëmshëm të sjelljes politike të brendshme.

Çollaku tha se Partia Demokratike ka muaj që është duke punuar për të paraqitur në Kuvend një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë.

“Jemi duke përgatitur një rezolutë për t’i paraqitur Kuvendit të Shqipërisë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë kundër shqiptarëve. Partia demokratike ka muaj që është duke u përgatitur duke studiuar dhe duke qenë të palëvizshëm me qëndrimin tonë… Pra kemi muaj që jemi duke punuar mbi një dokument të tillë dhe besoj që çështje javësh apo ditësh ne do ta avancojmë dhe do ta paraqesim në Parlamentin e Shqipërisë. Dhe do të kujdesemi që të mbërrijmë rezultatin që na duhet në mënyrë që Kuvendi i Shqipërisë të votojë në mënyrë unanime për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë”, tha ai.

Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë sot ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu dhe ka votuar  kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Bosnjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat