“Kurti s‘ka guxim të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë”/ Nga Vetëvendosje i reagojnë Murati

Aktuale

“Kurti s‘ka guxim të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë”/ Nga Vetëvendosje i reagojnë Murati

Nga: A.SH Më: 15 maj 2022 Në ora: 14:02
Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin duke thënë se ai nuk do të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë.

“Zotëri Kurti ka ardhur në pushtet edhe duke e kritikuar gjithë procesin e dialogut. Dhe për aq sa e lexoj politikën e tij nuk besoj që ai do të nënshkruaj diçka dhe kjo është mungesë e guximit dhe bërja e politikës duke u bazuar në populizëm. Ne kemi nevojë për politikan të guximshëm që dinë çka duan dhe që na nxjerrin nga situata e status-quo në të cilën jemi”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi i cili ka thënë se, me këto deklarime po i bëjnë dëme Kosovës.

Ai i ka renditur të paktën tri prej tyre, në mesin e të cilave ka thënë se ata duke e sulmuar Kryeministrin Kurti e jo Serbinë, pavetëdijshëm po ia dobësojnë pozicionin Kosovës.

Postimi në Facebook:

Këta si Valon Murati, që thonë se Kurti s'ka guxim të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, po i bëjnë së paku tri dëme:

1. Qartazi po nënkuptojnë dhe po presin marrëveshje të dëmshme për Kosovën, prandaj po kërkojnë guxim. Guxim për koncesione të reja ndaj Serbisë. Po ta mendonin një marrëveshje të favorshme s'kishin me folë për guxim;

2. Duke e sulmuar Kryeministrin Kurti e jo Serbinë, pavetëdijshëm po ia dobësojnë pozicionin Kosovës;

3. Duke e fajësuar Kurtin e jo Vuçiqin, po ia bartin fajin Kosovës dhe jo Serbisë siç edhe e ka, e cila nuk është e interesuar as për dialog e as për marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat