Gashi i LDK-së flet për përplasjen me Daçiqin në Kretë

Aktuale

Gashi i LDK-së flet për përplasjen me Daçiqin në Kretë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur pas zhvillimeve në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Kretë.

”Ne nuk kemi bërë asgjë të jashtëzakonshme, ne kemi bërë punën tonë, në përfaqësimin e Kosovës”, tha ai.

“Në këtë takim patëm një ballafaqim me Daqiçin”, tha Gashi

Sipas Gashit, Daqiçi u mundua që të mos lejoj që Kosovës t’i jepet fjala. Pas kësaj, Gashi tregoi se ata kanë kundërshtuar Daqiçin, duke shtuar se kanë “kemi deklaruar se si mund të flasim për vlera, kur Kosova të mos jetë në këto sesione e forume”.

Ai theksoi se përplasja me Daqiçin ishte për çështjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Unë i thash që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës, dhe ka konstatuar se Kosova është rast “sui generis””, shtoi ai.

Ai tha se deputetja Saranda Bogujevci ka pasur një paraqitja shumë të mirë.

Gashi tregoi se si Bogujevci i tha Daqiçit se regjimi i Millosheviqit ku ishte pjesë edhe vetë kryetari i Kuvendit të Serbisë, ia ka vrarë thuajse tërë familjes.

“Patëm një paraqitje dinjitoze”, tha ai në Kanal10.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat