​Kurti takoi profesionistët shqiptarë në Michigan

Aktuale

​Kurti takoi profesionistët shqiptarë në Michigan

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:30
Foto nga takimi

Në kuadër të vizitës në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e dialogut me mërgatën, kryeministri Albin Kurti ka takuar bashkatdhetarët që punojnë në këtë shtet.

Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin e mërgatës sonë në shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e Kosovës, për ndihmën në financimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor në vitet e '90-ta, pasuar me luftën çlirimtare të vitit 1999 dhe me përpjekjet për rindërtim të pasluftës.

Duke vlerësuar rolin e mërgatës sonë, kryeministri theksoi se në programin qeverisës mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.

U bisedua për mundësitë dhe potencialin për zhvillim të partneritetit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës, si dhe transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, gjë që synohet të arrihet nëpërmjet dialogut me mërgatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat