“Albini nuk ka shkuar atje për me i ngulë thikat mbi harta”/ Vjen një kundërpërgjigje për Kimete Berishën pas kritikave ndaj kryeministrit

Aktuale

“Albini nuk ka shkuar atje për me i ngulë thikat mbi harta”/ Vjen një kundërpërgjigje për Kimete Berishën pas kritikave ndaj kryeministrit

Nga: M.L. Më: 17 maj 2022 Në ora: 23:19
Albin Kurti dhe Kimete Berisha foto-ilustrim

Publicisti dhe veprimtari shqiptar që jeton në SHBA prof. Binak Maxharraj, i është kundërpërgjigjur gazetares Kimete Berisha, e cila në një shkrim të sajin ka dhënë kritika për vizitën e Kurtit në SHBA, shkruan "Bota sot".

Derisa Berisha ka shkruar se Kurti në SHBA po bën fushatë me para të shtetit, Maxharraj i është kundërpërgjigjur duke i thënë se kryeministri nuk ka shkuar në SHBA për t`i ngulur thikat mbi harta sikurse paraardhësit e tij.

Kështu, prosefori ia rikujtoi Berishës se kryeministri Kurti po bën investime milionëshe në Amerikë në dobi të Kosovës.

Postimi i plotë:

Kimete Berishën e paska marrë malli fort për Albinin, u bënë 3 javë pa Albin Kurtin.

Ajo po thotë se kryeministri Albin Kurti po bënë fushatë politike ne Amerikë me para të shtetit.

Por Albini nuk ka shkuar atje për me i ngulë thikat në hartat e Kosovës sepse atje nuk janë me shokët pro-serb te Thaçit si Palameri, Joe Baltoni dhe Richardl Grenelli.

Jo Kimete pasi i nënshkroi disa kontrata milionshe në dobi për Kosovën, Albini nuk po i shpenzon parat e shtetit, por veç ato "para" të cilat gjoja i paska "vjedhë" se bashku me Hashim Thaçin, Ramush Harajdinaj, Isa Mustafën, Fatmirë Limën e shumë të tjerë milionera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat