Alarmet e bombave në Prishtinë/ Eksperti i Sigurisë ngrit dyshimet e mëdha: A ishte ky një mesazh edhe për Gjukanoviqin?

Aktuale

Alarmet e bombave në Prishtinë/ Eksperti i Sigurisë ngrit dyshimet e mëdha: A ishte ky një mesazh edhe për Gjukanoviqin?

Nga: P.R Më: 18 maj 2022 Në ora: 20:53
Foto e ilustruar nga Drizan Shala

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas disa alarmeve për bomba në disa lokacione në Kosovë, ku së fundi, një i tillë u regjistrua edhe tek Rektorati i Universitetit “Hasan Prishtina”.

“Alarmi për mjet shpërthyes në Rektorat një ditë para vizitës se Presidentit Malit të Zi në Kosovë a ishte një mesazh edhe për të duke ditur që edhe Mali i Zi është ballafaqu me kërcënime të tilla në mjete eksplozive në shkolla , që të ndryshojë qasjen e ti në raport me politiken e ti të zhvilluar përgjatë këtyre viteve”, ka shkruar ndër tjerash Shala, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, Shala në postimin e tij ka ngritur edhe disa pyetje, për të cilat sipas tij duhet të kenë një përgjigje.

Postimi i plotë:

Le të ngrisim disa pyetje hipotetike mbi "Alarmet e Bombave në Prishtinë"

🚩 Pyetja e parë :

A kanë lidhje thirrjet për mjete eksplozive njëra me tjetrën, ku dihet që janë 7 alarme të rrejshme deri me tani?

🚩 Pyetja e dytë :

A janë analizuar edhe dy pista të tjera të hetimit të mundshëm të 5 thirrjeve për bombë në stacionin e autobusëve?

▪️Gjatë kohës se alarmit për bombë në stacionin e autobusëve a janë analizu se a ka patur në atë inteneral të alarmit autobusë me drejtim:

Prishtinë-Beograd

Prishtinë-Shkup

Prishtinë-Tetovë

Prishtinë-Tiranë

A është vërtetuar ende alarmet nga ana e institucioneve të sigurisë se nga cili numër, email apo mjete tjetër është bere kërcënimi!.

A ka patur ndonjë qëllim ( autori/autoret) të bëjnë matjen e operacionalitetit të organeve të sigurisë se si përgjigjen nga rasti i parë deri të ai i pesti në stacionin e autobusëve!.

▪️ A qëndron ndonjë strukturë paralele të shtetit të Serbisë mbrapa këtyre alarmeve në stacionin e autobusëve duke rritur presionin dhe tensionimin duke mbjellë frikë të qytetaret e Kosovës për motive të agjendës Serbe në Kosovë.

🚩 Alarmi për mjetë shpërthyes në Rektorat një ditë para vizitës se Presidentit Malit të Zi në Kosovë a ishte një mesazh edhe për të duke ditur që edhe Mali i Zi është ballafaqu me kërcënime të tilla në mjete eksplozive në shkolla , që të ndryshojë qasjen e ti në raport me politiken e ti të zhvilluar përgjatë këtyre viteve?.

🚩 Alarmi për mjet shpërthyes në një shkollë të kryeqytetit në ditën e vizitës se Presidenti Malit të Zi në Prishtinë , mund të nënkuptohet si lidhje në mese alarmit në Rektorat me këtë të sotit.

🔐Dhe duhet të ri-kthehemi të pjesa e parë se mos është kjo një fazë të përdorur nga ana e Serbisë/Rusisë që përmes këtyre alarmeve të jep një mesazh që nuk mund të ndiheni të sigurtë në qytetet e juaja ( Prishtinë, Podgoricë ndërsa Beogradi është përdorur vetëm si Alibi nga ana e këtyre strukturave të Serbisë/Rusisë ).

Pra tani ne duhet të jemi vigjilent si shoqëri si dhe një bashkërendim të mundshëm në mese institucioneve të Kosovës dhe EULEX, KFOR me strukturat e tyre relevante në shkëmbimin e informacioneve me interes nacional të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat