Krasniqi: E kam pritur dënimin ndaj Gucatit e Haradinajt që nga themelimi i Speciales

Aktuale

Krasniqi: E kam pritur dënimin ndaj Gucatit e Haradinajt që nga themelimi i Speciales

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:54
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi thotë se vendimi i Gjykatës Speciale për dënim me 4 vjet e gjysmë burgimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për të ka qenë i pritshëm.

Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin “Këndi i Debatit” ku tha se këtë e kishte kuptuar duke parë se si është krijuar Gjykata Speciale.

“Duke parë arkitetkturën e krijimit të kësaj Gjykate, në veçanti të Gjykimit të Nasimit e Hysniut e kam prit qysh në fillimet e saja. Kur filloi ky rast e kemi parë se këtu ishin si me thënë dy hipoteza që unë i kam ngritë atëherë në raport me sjelljen e Prokurorisë në OVL”, tha ai.

Madje, ai hedh kritika edhe ndaj Zyrës së Prokurorisë së Specializuar pasi që thotë se kjo e fundit pas dështimit në zbulimin se nga rrjedhën informacionet nga zyrat e saj – ia mveshi atë ish-krerëve të OVL-së.

“Pra fajësia dhe kokturku, për këtë të dytën secili e dijmë për shkak të dështimit të Prokurorisë që ta merr përgjegjësinë vetë të gjejë fajtorët brenda isntitucionit të tij se nga rrjedhën informatat konfidente nga dolën pa bërë një hetim paraprak ajo menjëherë nuk ishte e interesuar që ta gjejë fajtorin, por që gjithë këtë dështim t’ia mvesh krerëve të OVL-së. Pra duke parë këtë rrugëtim të Prokurorisë padyshim se kush ka pasë dilema se kjo Gjykatë të jetë e drejtë në raport me ne. Absolutisht nga sot kjo çështje është kryer herët me vendimin e parë e ndërtoi mozaikun se kjo gjykatë është e padrejtë”, shtoi ai.

Madje, Krasniqi shton se me vendimin e së mërkurës është vërtetuar se “Prokuroria dhe Gjykata janë në një anë të përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat