Akademiku serb: Nuk ekziston zgjidhje magjike kompromisi për Kosovën – vetëm respektim i realitetit

Aktuale

Akademiku serb: Nuk ekziston zgjidhje magjike kompromisi për Kosovën – vetëm respektim i realitetit

Nga: F.B. Më: 19 maj 2022 Në ora: 10:22
Dushan Teodoroviç

Akademiku serb Dushan Teodoroviç ka deklaruar se “Nuk ekziston zgjidhje magjike kompromisi për Kosovën , për të cilin vazhdimisht flitet– por, vetëm respektim i realitetit”, këtë ai e tha për javoren “NIN” transmetojnë “Beta” dhe “Bota Sot”.

Ekziston vetëm respektim i realitetit, me bisedime të forta rreth çështjeve ekonomike, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe drejtave të pakicave” ka thënë ai.

Todoroviç ka theksuar se këtyre ditëve Evropa “pa mëdyshje po flet se Serbia, që po udhëheq bisedime me Bashkimin Evropian, duhet të bëjë zgjidhje strategjike, të ndryshojw politikën e saj të jashtme dhe të ndalojë së luajturi në tel mes BE-së dhe Rusisë” , tha ai ndër tjera në intervistën për “NIN”.

"Porosia është thelbësore dhe shumë e thjeshtë dhe tingëllon kështu: Keni shprehur dëshirën që të bëheni pjesë e klubit tonë. Ju lutemi në më mënyrën më të mirë që të lexoni rekomandimet për pranim të anëtarëve të rinj dhe të plotësoni pyetësorin në harmoni me rekomandimet” ka deklaruar Teodoroviç.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat