​Osmani priti në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe atë të Kosovës

Aktuale

​Osmani priti në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe atë të Kosovës

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:17
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani dhe një delegacion të përbërë nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga të dy vendet.

Gjatë këtij takimi, presidentja Osmani bëri thirrje për bashkëpunim në mes të dy vendeve në fushën e drejtësisë përmes ndarjes së praktikave më të mira, nga e cila do të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve. 

Tutje, Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës për sistemin e drejtësisë me të cilin qytetarëve do t’u mundësohet edhe një shkallë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. 

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ndikonte direkt në cilësinë e vendimeve gjyqësore dhe rrjedhimisht në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, ka thënë ajo. 

Anëtarët e këtij delegacioni takuan presidenten Osmani pas mbajtjes së konferencës dyditore për shkëmbim të praktikave ndërmjet sistemeve të drejtësisë të të dy vendeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat