Jep dorëheqje drejtuesja e zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Aktuale

Jep dorëheqje drejtuesja e zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:42
Pranvera Ejupi

Drejtoresha e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. 

Këtë e kanë bërë të ditur burime të sigurta të medias brenda Ministrisë së Drejtësisë. 

Ejupi ka drejtuar këtë divizion për dy vjet dhe që nga java e ardhshme do ta lërë pozitën.

Themelimi i këtij Divizioni ishte si rrjedhojë e obligimeve që dalin për Ministrinë e Drejtësisë nga Neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara, raporton Express.

Ejupi ishte kandidate për deputete nga lista e AAK-së në zgjedhjet e vitit 2019.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat