​Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha

Aktuale

​Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha

Më: 23 maj 2022 Në ora: 13:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Komunës së Junikut, kanë vendosur kurora me lule te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha.

Ndërkohë, presidentja Osmani është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.

Ky takim me kryetarin Shehu erdhi në kuadër të vizitave që kryetarja e shtetit po bën nëpër komuna që rastisi edhe me përvejtorin e 110-të të Kuvendit të Junikut.

Osmani, pas takimit me kryetarin Shehu, tha se diskutuan rreth zhvillimit ekonomik të Komunës së Junikut, me theks të veçantë të turizmit, ku ajo shprehi gatishmëri për mbështetje për të tejaklaur sfidat dhe për të thithur investitorë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat