​Sveçla bisedon me Johansson, kërkon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Aktuale

​Sveçla bisedon me Johansson, kërkon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:38
Foto nga takimi virtual

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla zhvilloi sot një takim virtual me komisionaren evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson, të cilën e informoi mbi arritjet e ministrisë që ai drejton.

Sveçla gjatë këtij takimi ritheksoi edhe nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në shtetet evropiane.

“Johannson përgëzoi angazhimin tonë në luftimin e krimit, korrupsionit dhe veprimtarive ilegale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe rikonfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për vendin tonë.

U dakorduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon”, shkruan Sveçla në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat