Pas protestës së sindikatave, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e presin kryetarin e tyre në zyrë

Aktuale

Pas protestës së sindikatave, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e presin kryetarin e tyre në zyrë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli ka takuar deputetët e GP të Lëvizjes Vetëvendosje në zyrën e këtyre të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Në një komunikatë të BSPK-së thuhet se deputetët e VV-së u zotuan që të lëvizet përpara për kërkesat e BSPK-së.

“Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së u takua me deputetet dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në takimin i cili u mbajt në Zyrën e Grupit Parlamentar të LVV-së, Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së bisedoi me deputetet dhe deputetët për shqetësimet reale të të punësuarve dhe kërkesat e arsyeshme të BSPK-së ndërlidhur me gjendjen e të punësuarve në Republikën e Kosovës. Deputetet dhe deputet e Grupit Parlamentar të LVV-së u shprehën tejet të interesuar dhe u zotuan që proceset e dialogut social të qohen përpara si duhet dhe të lëvizet drejt realizimit të kërkesave të arsyeshme të BSPK-së”, thuhet në komunikatë.

Tutje, BSPK pret që nisma e sotme të kurorëzohet me rezultatet e duhura.

“BSPK pret që nisma e sotme të vazhdohet edhe më tej e sidomos të kurorëzohet me rezultatet e duhura të cilat do të hiqnin shqetësimet reale të të punësuarve duke u plotësuar kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e të cilat janë parashtruar në vazhdimësi e të cilat edhe u parashtruan në Protestën e 20 majit”, thuhet tutje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat