Kryeministri Kurti u takua me presidentin e Bezos Earth Fund

Aktuale

Kryeministri Kurti u takua me presidentin e Bezos Earth Fund

Më: 24 maj 2022 Në ora: 19:08
Foto nga takimi

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin e Bezos Earth Fund, Andrew Steer. Fondi “Bezos Earth” u themelua falë një zotimi prej 10 miliardë dollarë të themeluesit dhe drejtuesit ekzekutiv të kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në mbrojte të mjedisit natyror. 

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Steer me disa prej reformave kyçe që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke zbatuar, me theks te synimi për të arritur një rritje të qëndrueshme socio-ekonomike që është në përputhje me qëllimin e përbashkët për një shoqëri më të gjelbër dhe të drejtë.

Kryeministri Kurti po ashtu foli për planet dhe synimin e Kosovës për dekarbonizim, tranzicionin e drejtë energjetik dhe potencialin e Kosovës në energjinë e ripërtëritshme.

Kryeministri Kurti dhe z. Steer u pajtuan që të mbesin në kontakt për të diskutuar më tutje format dhe fushat e bashkëpunimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat