Vuçiqi e fton Abazoviqin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur në Ohër, kjo është përgjigjja e tij

Aktuale

Vuçiqi e fton Abazoviqin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur në Ohër, kjo është përgjigjja e tij

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:57
Pamje nga takimi

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër.

Abazoviq, në njoftimin e tij për takimin, tha se vendi i tij është duke u përpjekur që të ketë një politikë bashkëpunuese me qeverinë serbe dhe u shpreh i gatshëm për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Mali i Zi po bën çdo përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet me Serbinë janë në prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

Nga ana tjetër, Vuçiq në postimin e tij në Instagram thotë se kanë folur edhe për nismën Ballkani i Hapur dhe se e ka ftuar Abazoviqin që t’i bashkohet në takimin e ardhshëm të tri vendeve anëtare të kësaj nisme, i cili do të mbahet në Ohër.

Përkundër që deri tash Mali i Zi ka qenë kundër nismës së Ballkanit të Hapur dhe ka refuzuar pjesëmarrjen, kryeministri Abazoviq është shprehur pro saj, duke thënë se nisma është bërë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, Abazoviq disa orë më parë ka takuar edhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin folën për qëllimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Abazoviq në margjinat e këtij forumi është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat