Tahiri-Muratit: Qytetarët do paguajnë rrymën me tarifat e vjetra, kjo çështje ka marrë fund

Aktuale

Tahiri-Muratit: Qytetarët do paguajnë rrymën me tarifat e vjetra, kjo çështje ka marrë fund

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:23
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka replikuar ministrit Hekuran Murati, për mburrjet e tij se qeveria që përfaqëson po tenton t’i ndihmojë qytetarët por një gjë të tillë opozita po e refuzon.

Tahiri specifikoi disa pika për të cilat foli Murati, mirëpo ndaloi në atë për tarifat e energjisë elektrike, për të cilën i tha se ‘është çështje që ka marrë fund’’.

”Nuk mundesh me u thirr në atë që ‘’është një kriter që familjet që s’kanë fëmijë nën moshën 5 vjeçare s’mund të përfshihen në këtë kategori”.

”Sa i përket energjisë elektrike s’është e vërtetë që kemi kërkuar rritje të energjisë elektrike për të gjithë”.

”Qytetarët do ta paguajnë energjinë elektrike me tarifa të vjetra, dhe kjo është çështje që ka marrë fund. Deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat